Lajmin e ka bërë publik vetë kryetari i bashkisë së qytetit, Fadil Nasufaj, i cili ka falenderuar dhe ka shprehur mirënjohjen e tij në emër të qytetarëve për nderin që iu bë qytetit. Ai e ka quajtur atë një nder, por njëherësh edhe një përgjegjësi të lartë. Sipas tij do të bëhet e pamundura për përçimin e vlerave që ky qytet mbart dhe do të gjenden mundësi finaciare për zhvillimin e mëtejshëm.
Në dosjen e dërguar për miratim, zona e propozuar për të hyrë në listën e trashëgimisë botërore ishte pikërisht Qendra Historike e Beratit, ku përfshihet lagjia Kala, Mangalem dhe Gorricë, me të gjitha objektet që ndodhen në to, duke filluar që nga rrugët, kalatë, shtëpitë karakteristike, kishat, xhamitë, etj.
Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 58 hektarësh, pra një qytet i tërë që e ka zanafillën prej shek. IV para Krishtit, e që ka kaluar në disa faza zhvillimi arkitekturor, ku ndërtimet e kultit janë ngjizur me fortifikimet e arkitekturën popullore.
Qendra Historike mbështillet nga zona e mbrojtur, apo siç e quajnë specialistët “tampon”, prej 136, 2 hektarësh, që gjithashtu mbart vlera të mëdha arkitektonike e që i rrit rëndësinë zonës së propozuar.
Berati pjese e Trashëgimisë Botërore
- Detaje
- Categoria: Berat