| Me te lexuarat |
|---|
| Shtesat e Fundit |
|---|
| Udhetim ne Dajt |
|
|
|
![]() Duke shkuar siper
Per te shkuar deri te teleferiku mund te merrni nje taksi nga qendra, 500 600 leke ose mund te merrni autobuzin e Porcelanit. Ka pastaj furgon falas nga stacioni I Porcelanit te teleferiku por nuk e di se sa shpesh. Teleferiku eshte I ri dhe I lezetshem. Heren e pare qe shkova ishte fringo fare, kesaj rradhe vura re me keqardhje qe ca drunj kishin gervishtur xhamat. Por jo ndonje gje serioze. Udhetimi sic e thashe zgjat gati cerek ore dhe pastaj je ne Dajt. Te stacionet e teleferikut poshte dhe lart gjenden 2 kafe nqs ju duhet ndonje gje shpejt e shpejt. Kur del nga teleferiku ke nje kafe/pasticeri te vogel dhe nja dy restorante shume afer. Ata qe kane qene ne Dajt para viteve 90 do vejne re qe fusha e ka ndryshuar. Asnjehere nuk ka patur shume bar por tani nuk ka fare, ka vetem gura e dhe dhe ca kuaj qe mundojne te gjejne ndonje fije bari tek-tuk. Edhe humnera ka ndryshuar, aq sa nuk po e njihja vendin fare. Ngjitur me humneren po ndertohej nje restorant dhe per te pare Tiranen duhet te shkoje te tarraca e ketij restorantit. Kampi I pionereve eshte shkaterruar komplet. Ka qene shume shume bukur por tani shprehja e duhur eshte na ishte njehere. Kthememi ne kohen e tashme.
![]() Tirana nga siper Filluam te ecnim pak por restorantet jane larg nga njeri tjetri. Nqs doni te ecni ne kembe llogaritni te pakten nja 10-15 minuta. Rruges erdhi nje furgon dhe na morri deri te King Park (ish kampi i punetoreve).
![]() Teleferiku ne perendim Nqs ndonjeri ka ndonje sugjerim tjeter eshte I mirepritur ta dergoje dhe ta perfshijme si artikull ose si teme te forumi. Cmimet jane pak a shume gjithandej njesoj, per dike qe vjen nga jashte shume pranueshem. Per me shume fotografi vizitoni galerine . Per te shkruar me shume vizitoni faqe e Forumit
Only registered users can write comments!
Powered by !JoomlaComment 3.26
3.26 Copyright (C) 2008 Compojoom.com / Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." |
||||||
| < Mbrapa | Pėrpara > |
|---|





