Fotografi
DSCF0092.JPG
Festival Jazz ne Shkoder Printoje E-mail
Vlerėsimi i Pėrdoruesve: / 1
DobėtMė i Miri 
Ne korrik ne Shkoder do te zhvillohet nje festival Jazz.

Jazz-i nė Shkodėr
Fundjavėn e parė tė muajit korrik planifikojeni ta kaloni nė Shkodėr.

Eileina, kėngėtarja e njohur britanike e muzikės soul dhe Diego Borotti Quartet do tė jenė nga grupet dhe artistėt qė do tė marrin pjesė nė edicionin e sivjetshėm tė Shkodra Jazz qė do tė zhvillohet nga data 2 deri nė datėn 5 korrik nė Shkodėr.
Ky ėshtė edicioni i katėrt i Shkodra Jazz Festival, i cili nisi nė vitin 2005 pėr kujtim tė muzikantit tė njohur Rrok Jakaj.
“Mė kanė folur pėr atmosferėn qė krijohet nė kėtė festival tė ri jazzi, dhe pranova menjėherė tė marr pjesė sepse i afrohet mėnyrės se si e jetoj unė vetė muzikėn,” thotė Eileina, njėra prej yjeve mė tė njohura tė muzikės soul sot nė botė, e cila ka kėnduar edhe pėrkrah Paul Young-ut dhe Zucchero “Sugar” Formaciani-t.

Nė festival do marrin pjesė dhe duoja Manomanouche nga Torino, qė luan muzikė Gypsy Jazz me dy kitara akustike dhe i mirėnjohuri shqiptar Markelian Kapedani, i cili me trion e drejtuar prej tij do tė luajė zhanrin nė tė cilin po punon kohėt e fundit, Balkan Jazz. Kori Prekė Jakova me 26 koristė, i drejtuar nga maestro Gjon Shllaku, do tė kėndojė disa pjesė swing gospel.
Festivali do tė zhvillohet nė sallat e Teatrit Migjeni dhe Kinemasė Millenium nė Shkodėr, dhe nė rrugėt e qytetit, i shoqėruar nga njė projekt ndėrkombėtar i artit viziv, njė videoprojeksion tė ndėrtuar nga italiani Michele Robecchi dhe spanjolli Raul Martinez, te Art Bus, me artistė tė ndryshėm ndėrkombėtare, ku merr pjesė dhe artisti shqiptar Adrian Paci.
Ai do vazhdojė deri natėn vonė nėpėr disa bare dhe restorante tė njohura tė qytetit, ku muzikantet do tė pėrfshihen nė jam sessions.
Diego Borotti, nje torinez qė luan saksofon tenor dhe tė cilin faqja e internetit piazzalive.it e konsideron “njėrin prej pjesėmarrėsve mė tė rėndėsishėm tė panoramės jazz italiane,” do tė performojė me kuartetin e tij nė datėn 5 korrik nė mbrėmjė nė Teatrin Migjeni. “Rikthimi nė Shkodėr pėr mua ėshtė me tė vėrtetė njė kėnaqėsi, jo vetėm nė kujtim tė mikut tim Rrokut por dhe publikut tė ngohtė qė ndjek kėtė festival qė tashmė ka hyrė nė rrjedhat ndėrkombėtare tė jazz-it.”Ai do pasohet nė skenė nga Eileina.
Manomanouche duo do tė luajė nė datė 3 korrik, ndėrsa Markelian Kapedani nė datė 4 korrik.
Paraditeve tė festivalit, muzikantėt do tė ofrojnė dhe leksione Masterclass qė do pėrqėndrohen nė do improvizimin dhe karakterisitkat etnike nė jazz, ndėrsa artistėt vizuale do tė merren me “investigimin e hapėsirės mes ‘iluzionit dhe deluzionit.’”
Gjithashtu, nė ditėt e festivalit, nė trotuarin pranė Kafes sė Madhe, objektit historik tė qytetit, kompozitori dhe muzikologu i njohur Zef Ēoba do tė drejtojė Shkodra Sounds Corner, ku muzikantė tė shquar tė qytetit do tė diskutojnė pėr muzikėn dhe do tė luajnė, nė praninė e njė videoprojektori 52 inch.
Ne fakt, festivali ka nisur me kohė. Njė nismė, Shkodra Jazz in Tour, ka perfshirė shumė muzikante qė kanė marrė pjesė nė tė nė aktivitete nė Cuneo dhe Torino nė Itali, Rosenheim tė Gjermanisė, dhe pėrfundon nė njė konferencė pėr shtyp nė Aeroportin Nėnė Tereza nė datė 3 korrik.
Ai administrohet nga Shoqata Kulturore Rrok Jakaj dhe Optional Music International, dhe ka pėr synim tė ringjallė “ndjenjėn e lirisė kulturore nė njė qytet me traditė tė lashtė muzikore dhe artistike si Shkodra, dhe pėr ti rikthyer njė ‘kolonė zanore’ qė ta pėrfaqėsojė nė tė gjithė evolucionin e vet krijues.”
Veprimtaria e sivjetshme mbėshtetet nga kompania e telefonisė celulare AMC, Aeroporti Ndėrkombėtar Nėnė Tereza, Tiranė, Bashkia e Shkodres dhe disa nga restorantet dhe baret mė tė njohura tė qytetit.
Pėr mė shumė hollėsi drejtohuni nė faqen e internetit: www.shkodrajazz.com, ose kontaktoni me Florian JakajKjo adresė e-maili mbrohet nga robotėt e spamit, ju keni nevojė pėr Javascript qė ra shikoni , ose me Ardian Dodanin nė numrin e telefonit + 355(0)692073160.
 
Pėrpara >
© 2008 Shqiperi, Hotele, Paketa Turistike, Bileta dhe Informacion