Faqja Kryesore arrow Paketa ne Shqiperi arrow Berati, njė pjesė e Shqipėrisė sė ēuditshme plot sharm
Fotografi
DSCF0107.JPG
Berati, njė pjesė e Shqipėrisė sė ēuditshme plot sharm Printoje E-mail
Vlerėsimi i Pėrdoruesve: / 0
DobėtMė i Miri 
Monumentet dhe statujat e dr. Djallit shqiptar, Enver Hoxha, ishte e kollajshme t’i hiqje qafe, po mė e vėshtirė ishte qė tė hiqje emrin e tij tė shkruar nė malet mbi qytete. Emri i despotit qė sundoi kėtė vend tė vogėl ėshtė i ngurtėsuar me acid nė malet pėrreth Beratit dhe me sa duket do tė jetė aty pėr shumė kohė. Janė kėto “ēudirat”, pėr tė cilat vendi mė i keqkuptuar i Evropės ėshtė shumė i njohur. Padyshim ėshtė njė vend i ēuditshėm, por ėshtė dhe vendi mė i leverdishėm, mė pak i globalizuar dhe tėrheqės i asaj qė po bėhet njėsh nė njė njėsi mė vete, siē ėshtė Evropa. Monumentet dhe statujat e dr. Djallit shqiptar, Enver Hoxha, ishte e kollajshme t’i hiqje qafe, po mė e vėshtirė ishte qė tė hiqje emrin e tij tė shkruar nė malet mbi qytete. Emri i despotit qė sundoi kėtė vend tė vogėl ėshtė i ngurtėsuar me acid nė malet pėrreth Beratit dhe me sa duket do tė jetė aty pėr shumė kohė. Janė kėto “ēudirat”, pėr tė cilat vendi mė i keqkuptuar i Evropės ėshtė shumė i njohur. Padyshim ėshtė njė vend i ēuditshėm, por ėshtė dhe vendi mė i leverdishėm, mė pak i globalizuar dhe tėrheqės i asaj qė po bėhet njėsh nė njė njėsi mė vete, siē ėshtė Evropa. Unė personalisht pėrjetova gati tė gjitha ēuditė shqiptare, ashtu si edhe sharmin dhe tėrheqjen unike qė ky vend tė imponon. Hoteli mė i ri i qytetit mbante njė ari tė mbyllur nė kafaz, gjė qė nuk mė bėri mė pėrshtypje qė pas javės sė parė nė Shqipėri. Bėra gabim qė iu afrova shumė kafazit, se ariu me njė lėvizje tė rrufeshme mė rroku prej krahu dhe unė e kundroja teksa kishte dorėn time nė putrat e veta…hapi gojėn dhe filloi… tė mė lėpinte. Bruno ėshtė njė arush i mbetur jetim, pasi disa romė i vranė tė ėmėn nė malet mbi qytet. Nė fillim tė fut frikėn dhe tė habit pa masė, por nė fakt ai ishte i kėndshėm dhe i dha jetė qėndrimit tim nė Berat.

Ashtu si vetė Shqipėria, Berati ėshtė nė udhėkryq tė kulturave greke, otomane dhe asaj tė Evropės Perėndimore. I njohur ndryshe si qyteti i mijėra dritareve, emėr ky qė i buron nga vendosja e njėpasnjėshme e shtėpive tė gurit njėra mbi tjetrėn, Berati ėshtė kulminant dhe shumė i rėndėsishėm pėr tė shkuarėn, tė tashmen dhe tė ardhmen e Shqipėrisė. E shkuara e qytetit ėshtė mė se e pranishme sapo vizitohet kėshtjella e madhe mesjetare, qė ngrihet nė malin mbi qytet. Sapo kapėrcehen muret e kėshtjellės, surpriza e parė ėshtė gati: nė kėtė kompleks tė shekullit tė 13-tė jetojnė akoma njerėz, janė rreth 150 familje tė shpėrndara nė platenė brenda kėshtjellės. Pėrgjatė gjithė kėsaj hapėsirė ka plot burra tė moshuar qė shesin qeleshe pėr turistėt. Nė muze ke fatin tė shikosh shumė ikona tė kishės ortodokse tė shekullit tė 16-tė, edhe pse ciceroni i muzeut vazhdon tė pėrsėrisė se gati 70 % e artikujve qė gjenden nė Muzeun Kombėtar tė Shqipėrisė nė Tiranė (kryeqyteti i vendit) janė marrė nga muzeu i Beratit. Duket se ky qytet fsheh nga njė surprizė pas ēdo qosheje. Gati sa nuk u pėrplasa me njė nuse veshur me tė bardha, teksa ajo po i ngjitej njė kodre pėr tė shkuar nė njė nga tetė kishat qė gjenden pėrreth, pėr t’u kurorėzuar nė martesė. Mes gurėve tė kėtij qyteti pashė njė vizion tė rrufeshėm tė njė pėrralle makabre: njė i shkretė qė vuante nga gjigantizmi me zor ngjiste shkallėt, kėmbėt e tij tė shtrembėruara tėrhiqeshin pėrgjatė kalldrėmit, ai ktheu kokėn e tij gjigande drejt meje duke mė transmetuar njė ndjenjė dhimbjeje. Pas shtėpive ngrihet krenare njė xhami e kuqe, si simbol i historisė shqiptare tė tolerancės fetare. Nė shumė qytete shqiptare mund tė gjenden kishat katolike e ortodokse e xhamitė nė tė njėjtėn lagje. Shumica e shqiptarėve e cilėsojnė vetėn si shqiptarė nė radhė tė parė, feja kalon nė plan tė dytė. Edhe gjatė pushtimit tė saj nga nazistėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Shqipėria u bė strehėz e sigurt pėr hebrenjtė, sot e kėsaj dite ėshtė selia e sektit mistik mysliman, Komunitetit Bektashi.

Paranoja dhe tirania

Por nė tė shkuarėn e Shqipėrisė jo gjithēka ka shkuar vaj. Ajo qė duket nga maja e njė lagjeje tė qytetit tė Beratit larg qendrės sė vjetėr historike, ėshtė dėshmitare e paepur e njė grupi ndėrtesash tė stilit sovjetik. Gjatė viteve 1945-1985, Shqipėria vuajti ndoshta regjimin mė represiv e shtypės tė botės, regjimin e Enver Hoxhės, njė tiran paranojak, i cili mbylli kufijtė, i privoi qytetarėt e tij prej tė gjitha tė drejtave, ndaloi ēdo gjė private dhe ndėrtoi qindra-mijėra bunkerė, pėr tė mbrojtur vendin nga pushtuesit imagjinarė.

Tamam pas xhamisė, pashė se si punėtorėt i ishin pėrveshur punės duke rikonstruktuar njė kishė, afresket e sė cilės ishin lyer me gėlqere gjatė regjimit tė Enver Hoxhės, veprim ky i inspiruar nga revolucioni kulturor kinez i vitit 1967, duke ndaluar gjithė besimet fetare nė vend. Lakenjtė e Hoxhės ekzekutuan klerin dhe i kthyen kishat e xhamitė nė kinema e pallate sporti, nė mos i shembėn fare. Berati duket se shpėtoi duke u shpallur qytet muze, por gjithsesi nuk mundi t’i shmangej gėlqeres.

Duke kėrkuar disi paqe e ēlodhje nė Shqipėrinė e sotme, ndalova nė njė nga shumė lokalet qė ofrojnė kafe turke nė qytet, lokale tipike pėr klinetelėn e tyre tėrėsisht mashkullore, qė ia merr shtruar bisedės nė pushimin e kohės sė drekės, duke kombinuar cigaren me surbat e kafesė nė filxhanėt e vegjėl. Ndėrsa pėr tė ngrėnė aty pėrreth, kisha mundėsinė tė zgjidhja mes njė sallate greke, shnizeli gjerman apo qebapi. Duke qenė afėr bregut, menysė mund t’i shtohet dhe pica italiane, gjė qė e bėn mė tė pasur pėrzierjen e kulturave nė Shqipėri.

Pushtuesit otomanė kanė lėnė gjurmėt e tyre jo vetėm tek kafeja dhe qebapi, por dhe nė arkitekture dhe mėnyrėn e jetesės dhe kėtė gjė e pėrforcoi vizita qė bėra nė Muzeun Etnografik tė Beratit. Njė shtėpi tradicionale prej druri e stilit otoman e shekullit tė 19-tė me punime tė gdhendura nė dru qė mbulonin muret, duke i bėrė jehonė shajakut tė punuar prej grave tė kėshtjellės. Me sa mėsova mė vonė, ato zbukurimet e varura nė mure shėrbenin pėr tė mbyllur ballkonet, nga ku gratė dhe vajzat e familjes kundronin miqtė qė priteshin prej burrave tė shtėpisė nė odėn kryesore tė shtėpisė.

Veshjet prej lėkure tė regjur dhe mjetet e punės primitive nė muze flasin qartė pėr njė jetesė tradicionale rurale nė malet e Shqipėrisė. Ajo mė solli ndėr mend dhe gjakmarrjen e famshme, pėr tė cilėn Shqipėria ėshtė dėgjuar pėrtej kufijve. Nė njė version ballkanik tė Hatfields kundėr Mēoys, familjet nė gjak pėrpiqeshin tė shuanin njėra-tjetrėn me breza me radhė, pėr shkak tė cenimit mė tė vogėl qė i bėhet nderit ose krenarisė. Duke qenė se guida gati mė kishte shtypur gishtin kur mbylli derėn e makinės, po mendoja nėse kjo gjė mund tė konsiderohej nga unė si njė arsye e mundshme pėr tė filluar hakmarrjen.

Jashtė, fėmijėt luanin futboll, ndėrkohė qė tė rriturit flisnin pėr kampionatin evropian nė prag dhe pėr rivalin e vjetėr grek. Njė ēift tė fortėsh ishte nė cep, duke dėgjuar muzikė me zė tė lartė nga njė BMW e kohėve tė fundit dhe varėse floriri nė qafė, si simbol i mirėqenies. Ashtu si shumė qytete shqiptare, Berati ka njė pike “Western Union”, nė tė cilėn vendasit shkojnė rregullisht tė marrin paratė qė u sjellin tė afėrmit qė punojnė jashtė vendit.

Edhe gjallėria e jetės sė natės nė Berat vjen po nga jashtė kufijve. Njė nga kėngėtarėt mė seksi tė popit, njė mustaqelli, i cili me aq sa pashė nga posterat dhe billbordet dukej si njė version mbipeshė i Boratit.

Eko-turizmi shqiptar

Unė nė vend qė tė ndiqja koncertin recital tė kėngėtarit bullgar, vendosa tė nisem pėr njė udhėtim nė male tė nesėrmen. Nė fakt Berati pėrfaqėson tė ardhmen e eko-turizmit nė Shqipėri. Ka kompani qė ofrojnė ekskursione nė male dhe kampingje ekspeditash mes majave tė thepisura tė malėsive tė largėta tė Shqipėrisė Qendrore. Udhėtimi im pėrfshinte raftin (udhėtim me gomone) nė lumė, njė aventure ad hoc e krijuar nga pronari i hotelit “Castle Park” dhe disa miq me njė varkė, ca lopata dhe njė leje pėr vozitje nė lumė. Gjatė udhėtimit tonė thellė nė male, kaluam disa lavazhe buzė rrugės, ndoshta duke treguar edhe njė herė krenarinė e shqiptarėve pėr tė drejtėn e fituar sė fundmi, atė tė zotėrimit tė makinave.

Duke iu referuar kėsaj tė fundit, njė gjė qė mė bėri pėrshtypje ėshtė dhe fakti i qindra pllakave pėrkujtimore anės rrugėve qė tregojnė pėr numrin e aksidenteve. Sa mė shumė qė futeshin nė zemėr tė maleve, aq mė tė shpeshta bėheshin rastet kur “Mercedese”-t dhe “Audit”-et e qyteteve zėvendėsoheshin nga karrocat me kalė dhe mjetet aq tė vjetruara, saqė dukeshin sikur kanė dalė nga filmat. Vazhduam udhėtimin nė njė rrugė qė ka qenė e ndaluar gjatė regjimit tė Hoxhės, sepse tė ēonte drejt zonave ushtarake dhe njė fabrike tė rrėnuar, por qė akoma tė bėn pėrshtypje, nė tė cilėn janė ndėrtuar mijėra AK-47 (“Kallashnikov”) gjatė viteve ‘70. Ka ndodhur vėrtet? Ka zėra qė thonė se fabrika aktuale ėshtė varrosur thellė mes maleve dhe i gjithė kompleksi sipėrfaqėsor ishte njė godinė false e stisur, pėr tė gėnjyer armikun e ideuar nga paranojaku Hoxha. Pasi lamė pas qytetin fantazmė, ngela pa mend kur mė kapi cepi i syrit njė kukull tė kryqėzuar nė njė shtyllė betoni. Godina tjetėr gjysmė e mbaruar kishte njė elefant pelushi varur nė njė mur tė sajin. Kėto skena vazhdonin mė tej me “masakrimin” e arushėve, kukullave Barbi dhe breshkave ninxha - tė gjitha si shenjė e sakrificės nė majė tė objekteve nė ndėrtim. M’u tha qė kjo gjė bėhej pėr fat, po kurrė se kuptova pėrse-nė.

Kaluam pėrbri fshatrave ku pashė burra e gra tė moshuar veshur nė tė zeza dhe me shami tė bardha, qė ecnin nė fusha duke korrur bar me kosė, siē kanė bėrė paraardhėsit e tyre pėr qindra vjet. Nė mendje mė shkon se ēfarė kanė menduar teksa kemi kaluar aty me makinėn tonė “Land Rover” me majė portokalli…mbase kanė menduar qė ishte njė modė tjetėr kalimtare si ajo e fabrikave, kėshtjellave, komunizmi, kapitalizmi dhe gjithė ato besime qė ishin nė garė pėr tė tėrhequr besimtarė. Ne duket se s’lamė asnjė gjurmė nė ritmin e fermės pėrkarshi.

Ishte mesi i verės, kėshtu qė lumi nuk ishte shumė i fryrė kur mbėrritėm. Shikuam nga shkėmbinjtė pėrtej tij dhe m’u duk sikur isha nė Parkun Kombėtar tė Zionit, nė Utah. Anėt e lumit ishin me rėrė tė pastėr, njė ndryshim i madh me plazhe tė tjera nė Shqipėri ku mund tė gjesh plehra.

Nisėm kėshtu lundrimin qė do zgjaste gati gjysmė dite dhe nuk pamė kėmbė njeriu gjatė asaj kohe. Kaluam ujėvara, ndoqėm rrjedha, pamė shpella tė fshehura dhe rrjeta tė vogla peshqish tė pėrgatitura po nga peshkatarė tė fshehur.

Kisha ndjesinė se po lundroja nė kanionin e madh tė Kolorados para 100 vjetėsh, para se dikujt t’i kishte ardhur ndėr mend ideja ta kthente atė nė njė vend turistik. Vetėm kur u kthyem, pashė njė grup fėmijėsh qė hidheshin nga shkėmbinjtė nė ujė, vendas qė i gėzoheshin njė dite tė ngrohtė vere.

Xhiro e mbrėmjes

Nė qytetin e Beratit ndėrkohė vendasit ēlodheshin nė mėnyrėn mė tė mirė qė dinin: njė xhiro nėpėr qytet. Ēifte tė reja e tė vjetra kapur pėr dorė qė shėtisnin buzė Osumit ose duke kapėrcyer urėn e rem ose duke ecur si nė kohėt e vjetra buzė drurėve. Ashtu si fermerėt, ata e kanė parė ndryshimin, po u qėndrojnė besnikė zakoneve tė vjetra, tė cilat duket se ia dalin pėr bukuri.

Nė hotel pamė njė video raftingu nė njė ekran gjigand nė kopsht, duke shijuar njė meny monumentale shqiptare tė pasur me mishra, bulmetra, sallata dhe ėmbėlsira.

Njė qen pastor gjerman i madh qė kalonte aty pari nuhati ushqimin, pėrpiu me sy mishin dhe u sul drejt nesh duke iu avitur Brunos, ariut nė kafaz. Syreshi e hoqi qafe me njė tė ngritur tė putrės, duke i vėnė kapakun me njė surprizė tė fundit kėsaj ditė nė Berat.

BILL FINK; “SAN FRANCISKO CHRONICLE”

Pėrgatiti: Altin Vorpsi (Gazeta Standard)

 

Filter  

No comments...

Only registered Users are allowed to submit new comments...Please register.

Powered by OpenComment 3.0.30

 
Pėrpara >
© 2008 Shqiperi, Hotele, Paketa Turistike, Bileta dhe Informacion