| Gjurmė tė sė shkuarės sėrish nė Korēė |
|
|
|
Zbulohen dy punishte prehistorike tė prodhimeve artizanale nė gur tė veglave
tė punės, janė zbuluar nga arkeologėt e ekipit shqiptaro-francez nė
zonėn e Korēės, gjatė kėrkimeve arkeologjike tė pėrbashkėta nė terren,
tė drejtuara nga prof. Petrika Lera pėr palėn shqiptare dhe prof.
Gilles Tuchais nga ajo franceze.
Zbulimi i rrallė, qė vjen sėrish nga juglindja e vendit, ka pasuruar hartėn arkeologjike me njė vendbanim tė ri, qė, sipas pėrcaktimit tė specialistėve arkeologė, ėshtė nga mė tė mėdhatė nė shkallėn mesdhetare.
Njė nga vendbanimet mė tė mėdha
prehistorike neolitike, me njė sipėrfaqe prej 8 hektarėsh, ka qenė edhe
zbulimi qė pėr njė vit rresht ka mbajtur nė terren pėr studime, kėrkime
dhe sondazhe, ekipin e arkeologėve, tė cilėt kanė bėrė tė ditur se,
krahas materialeve tė pasura arkeologjike tė kėtij vendi, janė zbuluar
dy atelie qė pėrdoreshin nga banorėt prehistorikė pėr punimin e veglave
tė punės prej guri. Vendbanimi me njė shtrirje tė madhe nė bregliqen
ėshtė i pozicionuar nė zonėn e Prespės sė Madhe, nė Korēė dhe njihet si
vendbanimi i Kallamasit, ose me toponimin Ostrovo. Ajo qė ėshtė shumė e rėndėsishme ėshtė se kemi mundur tė identifikojmė nė kėtė vendbanim prehistorik neolitik kėto dy atelie apo punishte tė pėrgatitjes sė veglave tė punės prej guri, ėshtė interesante se guri, me tė cilin punoheshin veglat e punės nuk ka qenė gur i zonės, por i importuar, gjė qė tregon pėr marrėdhėniet me vendet e tjera tė afėrta tė banorėve tė hershėm krahas zbulimit tė zejtarisė dhe tė aktivitetit, me tė cilin angazhohej popullsia. Komuniteti prehistorik neolitik i Kallamasit pas pėrpunimit tė kėtyre veglave dhe pėrdorimit pėr nevoja tė komunitetit, mendohet se edhe i eksportonte kėto punime pėr njė treg tė caktuar pėr tė plotėsuar edhe kėrkesat e komuniteteve tė tjera neolitike mė tė largėta ose mė tė afėrta. Arkeologėt, qė janė marrė me zbulimin e kėtij vendbanimi tė hershėm, tregojnė se nga gėrmimet rezulton se ka material tė bollshėm tė qeramikės, tė enėve me pėrmasa dhe dimensione tė ndryshme e tė zbukuruara me forma tė ndryshme qė flasin pėr botėn e popullsisė, qė jetonte nė kėtė pellg dhe zhvillimet e natyrės kulturore dhe artizanatit, krahas faktit se ka pasur njė intensitet jetese. Pėrveē enėve tė shumta nė punishte dhe nė zonėn ku janė kryer gėrmimet e ekspeditės sė radhės ėshtė zbuluar dhe njė sasi e madhe e materialit arkeologjik, tė pėrfaqėsuar kryesisht nga punimet prej guri, kocke, stralli, briri, ndėrsa mė tepėr tėrheqin vėmendjen veglat e punės prej guri, tė cilat janė dhe ato me interes mė tė madh, pasi shfaqen pėr tė parėn herė nė kėto vendbanime tė shumta tė pellgut tė Korēės. Ekspedita e pėrbashkėt e grupit shqiptaro-francez ėshtė shtrirė nė zonėn mes Bezmishtit dhe Goricės. Faza e dytė e punės do tė jetė ajo e programit arkeologjik tė kėrkimeve nėpėrmjet projeksionit, ose vrojtimit tė terren, me tė cilėn ekipi ėshtė angazhuar qė gjatė vitit tė kaluar nė disa zona, dhe kryesisht nė pjesėn veriore tė fushės sė Korēės. Projeksioni ka qenė i rėndėsishėm dhe i suksesshėm, pasi ka njohur me 8 vendbanime, qė i pėrkasin prehistorisė, antikitetit dhe mesjetės. Kėtė vit mendojmė tė zhvillojmė njė fushatė tė dytė prospeksioni pėr tė parė pasuritė qė fshihen nė fushėn e dėshmive dhe materialeve tė shumta arkeologjike. Objektivi ėshtė qė vrojtimi nė terren tė bėhet nė raport me evolucionin qė ka pasur liqeni i vjetėr i Maliqit me avancimet dhe tkurrjet e tij dhe reagimet e popullsive tė vjetra, qė jetonin pėrreth tij, pasi, siē na kanė treguar gėrmimet e deritanishme nė zonėn e Sovjanit, situata klimaterike dhe ajo floristike kanė qenė tė lidhura me liqenin dhe nė kėto kushte edhe jeta e banorėve. Ky evolucion ndiqet qė nga mijėvjeēari i dytė para Krishtit deri nė periudhėn romake. Interesi ėshtė tė njihemi me qendrat e banuara prehistorike nė kėtė rajon, lidhjen e njerėzve nė raport me liqenin dhe evolucionin nė periudha tė ndryshme kohore, shprehet Cecille Oberėhite, shefja franceze e kantierit. Pėr dhjetė vjet rresht, ky ekip ka kryer gėrmime tė shumta nė pellgun e Korēės, i cili ėshtė mė i pasuri me vendbanime tė hershme, ku nė hartėn arkeologjike numėrohen 100 tė tilla. No comments... Only registered Users are allowed to submit new comments...Please register. |
| Pėrpara > |
|---|

16°C
18°C
11°C 

