| Berati pjese a Trashėgimisė Botėrore |
|
|
|
Qyteti i Beratit ėshtė pranuar nė UNESCO. Komisioni i UNESCO-s,
me 21 vota pro, ka vendosur qė qyteti 2400-vjeēar tė bėhet pjesė e
Trashėgimisė Botėrore.
Lajmin e ka bėrė publik vetė kryetari i bashkisė sė qytetit, Fadil Nasufaj, i cili ka falenderuar dhe ka shprehur mirėnjohjen e tij nė emėr tė qytetarėve pėr nderin qė iu bė qytetit. Ai e ka quajtur atė njė nder, por njėherėsh edhe njė pėrgjegjėsi tė lartė. Sipas tij do tė bėhet e pamundura pėr pėrēimin e vlerave qė ky qytet mbart dhe do tė gjenden mundėsi finaciare pėr zhvillimin e mėtejshėm. Nė dosjen e dėrguar pėr miratim, zona e propozuar pėr tė hyrė nė listėn e trashėgimisė botėrore ishte pikėrisht Qendra Historike e Beratit, ku pėrfshihet lagjia Kala, Mangalem dhe Gorricė, me tė gjitha objektet qė ndodhen nė to, duke filluar qė nga rrugėt, kalatė, shtėpitė karakteristike, kishat, xhamitė, etj. Bėhet fjalė pėr njė sipėrfaqe prej 58 hektarėsh, pra njė qytet i tėrė qė e ka zanafillėn prej shek. IV para Krishtit, e qė ka kaluar nė disa faza zhvillimi arkitekturor, ku ndėrtimet e kultit janė ngjizur me fortifikimet e arkitekturėn popullore. Qendra Historike mbėshtillet nga zona e mbrojtur, apo siē e quajnė specialistėt tampon, prej 136, 2 hektarėsh, qė gjithashtu mbart vlera tė mėdha arkitektonike e qė i rrit rėndėsinė zonės sė propozuar. No comments... Only registered Users are allowed to submit new comments...Please register. |
| Pėrpara > |
|---|

32°C 

